BIG BROTHER ALBANIA 6 LIVE
Anaidi
closeAnaidi, 27 vjeç – Tiranë
Lindur e rritur në Tiranë, Anaidi mund të identifikohet fare mirë si “çuni i lagjes” që e njohin të gjithë. Përtej pamjes sportive dhe çapkëne, qëndron një djalë i zgjuar dhe me botë të pasur, që ka studiuar Gazetari, profeson të cilin ende pret që ta ushtrojë. Jeta e tij ka qenë një aventurë, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës. Vjen në Big Brother, pasi i duket një mundësi e artë për të fituar shpejt famë e sukses!
Elena
closeElena, 18 vjeç – Tiranë
Banorja më e vogël e shtëpisë është njëkohësisht dhe një modele e suksesshme. Elena është shumë familjare me kamerat dhe dëshiron të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Mikaj e saj më e mirë është vetvetja dhe pasqyra, së cilës nuk i ndahet në asnjë moment të ditës. Të ardhmen e sheh të projektuar në televizion dhe kjo është arsyeja kryesore e ardhjes së saj në Big Brother.
Iliri
closeIliri, 27 vjeç – Firenze
Prej 9 vjetësh jeton në Firenze, qytet të cilin ai e adhuron dhe e jeton në 360 gradë. Është larguar nga Shqipëria për arsye studimi dhe pret të diplomohet në Universitetin e Firences në degën e Arkitekturës. Arsyet pse vjen në Big Brother janë të shumta, por më kryesorja është se do t’i japë vetes një mundësi për të qenë dikushi. Karakteri i tij energjik dhe dëshira për protagonizëm janë tiparet që vlerëson më shumë tek vetja, të cilat është i sigurtë që…
Jonilda
closeJonilda, 25 vjeç – Parma
Jonilda vjen nga Puka, por prej 10 vjetësh jeton e punon në Parma të Italisë. Aty ushtron prej shumë kohësh profesionin e laborantes dentare, një punë të cilën ajo bën me shumë dëshirë. Është një vajzë shumë e hapur dhe e merr jetën siç vjen. Vendosi të hynte në Big Brother, pasi e konsideron veten një lojtare shumë të mirë, gjithashtu do ta provojë veten se sa do arrijë të rrijë mbyllur në një ambient, duke patur parasysh natyrën e saj të lëvizshme.
Shpendi
closeShpendi, 30 vjeç – Prishtinë
Shpendi vjen nga kryeqyteti i Kosovës, ku ka menxhuar me sukses një biznes privat. Ai sapo ka dalë nga një marrëdhënie e gjatë me ish-gruan e tij që përfundoi në divorc. Nga kjo martesë ka një vajzë vajzë të vogël 15 muajshe, Liza, e cila është kthyer në motivin e jetës së tij. Vjen në Big Brother me vetëbesim dhe qëllim të ecë përpara, sepse beson se ka një armë të fortë që do ta ndihmonte shumë në këtë sfidë: pozitivitetin.
Olta
closeOlta, 25 vjeç – Londër
Olta vjen nga Londra e largët enkas për këtë reality show. Ajo ka më shumë se 15 vjet që jeton me familjen e saj në Angli. Qyteti i saj i lindjes është Burreli, ku rikthehet me shumë nostalgji për të risjellë në momorje vitet e fëmijërisë së lumtur. Është diplomuar për Biznes-Juridik në Londër, pavarësisht se puna e saj e ëndrrave do të ishte Make-up Artist. Vjen në Big Brother për të rivendosur një marrëdhënie me vendin e saj të lindjes.
Xhimi
closeXhimi, 44 vjeç – Athinë
Xhimi e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke shëtitur e jetuar në qytete të ndryshme të Evropës, pasi gjithnjë ka dashur të jetë një shpirt i lirë. Një nga pengjet e rinisë së tij është aktrimi, të cilin nuk arriti ta çonte drejt realizimit. Aktualisht jeton në Athinë dhe Big Brother-in e sheh si aventurën e rradhës dhe një eksperiencë që duhej medoemos ta provonte.
Altina
closeAltina, 26 vjeç – Gjakovë
Altina vjen nga Gjakova dhe është diplomuar për Aktrim në Akademinë e Arteve në Prishinë. Numëron disa role në shfaqje të suksesshme teatrale në Kosovë. Në Gjakovë e njohin të gjithë për shkak të karakterit të saj të veçantë dhe për të qenit e lirë dhe e drejtpërdrejtë me të gjithë. Futet në Big Brother për të sfiduar veten në një realitet të jashtëzakonshëm.
Eldora
closeEldora 27 vjeç – Tiranë
Është rritur në Berat dhe prej disa vitesh jeton në Tiranë me familjen. Ajo ka mbaruar studimet për Gjermanisht dhe aktualisht po ndjek studimet e dyta, në degën e Infermierisë, e cila ka qenë një dëshirë e saj e hershme. Gjithashtu, prej disa kohësh punon një një agjenci udhëtimi, duke patur kështu një tjetër profesion në CV-në e saj. Vjen në Big Brother për t’i vërtetuar vetes e të tjerëve se është e zonja për ta përballuar e vetme jetesën në një ambient…
Marselini
closeMarselini, 25 vjeç – Bari
Marselini e ka origjinën nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari. Kohët e fundit ka punuar si security, por ai nuk ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një “gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune fizike. Prej një viti është bërë baba i lumtur i një djali. Familja është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten. Big Brother-in e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri…
Etleva
closeEtleva, 20 vjeç – Milot
Eva, siç e njohin të gjithë, mbushi 20 vjeç mbrëmjen kur u bë pjesë e Shtëpisë së Big Brother, pikërisht më 23 shkurt. Etleva vjen nga qyteti i Milotit dhe prej kohësh është transferuar në Tiranë, ku ndjek studimet për Shkenca Sociale. Është një vajzë e zgjuar dhe moderne, ndryshe nga shumë vajza që jetojnë në qytetet e vogla të Shqipërisë. Vjen në BB, pasi beson se është një përvojë që do t’i ndryshonte jetën dhe të ardhmen e saj.
Elona
closeElona, 27 vjeç – Paris
Elona jeton prej 23 vjetësh në Paris me familjen. Ajo është një stliste e diplomuar në nga shkollat më të vjetra të modës në Paris. Ka asistuar në shumë fashion show-s të markave më të njohura franceze. Prej vitesh ka humbur kontaktet me realitetin shqiptar, i cili e bëri shumë kurioze për t’u kthyer sërish në vendlindje. Vjen në Big Brother për të për të rivendosur lidhjet me realitetin shqiptar, nga i cili është shkëputur prej kohësh. Të ardhmen e shikon në Shqipëri,…
Arsimi
closeArsimi, 33 vjeç – Prishtinë
Arsimi vjen nga Prizreni, por aktivitetin e tij e kryen më së shumti në Prishtinë. Punon ne një organizatë humanitare dhe në kohën e lirë i përkushtohet plotësisht pasionit të tij më të madh, fotografisë. Ka një studio të tijën dhe ka realizuar me dhjetëra sete fotografike profesionale. Ardhja e tij në Big Brother është realizimi i një dëshire të madhe për të provuar emocione të forta dhe eksperienca jashtë së zakonshmes.
Olseni
closeOlseni, 27 vjeç – Athinë
Olseni vjen nga Ebasani dhe prej shumë vitesh jeton në Athinë. Ai është një djalë që në jetë ka bërë me dhjetëra lloje punësh; me shumë iniciativë dhe vetëbesim ka arritur që të ndërtojë bizneset e tij që në moshë fare të re. Vjen në Big Brother pasi e intrigon ideja e bashkëjetesës me njerëz të panjohur, por nuk fsheh dhe joshjen që ka nga çmimi final.
Joana
closeJoana, 26 vjeç – Tiranë
Jeta e Joanës ka qenë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Aktualisht jeton vetëm në Tiranë, pasi e gjithë familja e saj jeton në Greqi. Ka studiuar Farmaci dhe ëndrra e saj më e madhe është që të ketë një farmaci të sajën. Ditët e saj janë të mbushura me shoqëri dhe argëtim. Jetën e sheh si një festë të bukur, që mundohet ta shijojë në maksimum. Vjen në Big Brother për të provuar veten e saj në një ambient multikulturor brenda kontekstit të një…





















